Nora Gjakova lëndohet, nuk paraqitet në finale

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka pësuar një dëmtim në gjysmëfinale, pasi mposhti Julie Beurskens.

Gjakova ka pësuar lëndim muskulor dhe me surgjerim të mjekut ajo nuk do të paraqitet në finale për medaljen e artë në Grand Slamin e Baku-s.

Lajmin e konfirmoi edhe trajneri, Driton Kuka përmes rrjeteve sociale.

“Për fat të keq s’do të garoj me sugjerimin e mjekut dhe timin”, ka shkruar Toni Kuka

Gjakova fiton medaljen e argjendtë dhe merr 700 pikë, e cila do të jetë bartëse në Lojërat Olimpike.