Ballina Sport Nora e Akili të gatshëm për medalje, Donjeta bokson në mbrëmje

Nora e Akili të gatshëm për medalje, Donjeta bokson në mbrëmje

Pas medaljes së argjendtë të dielën në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, Kosova mund të stoliset me medalje tjera gjatë ditës së sotme.

Distria Krasniqi doli nënkampione olimpike në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa medalje në Paris synon edhe Nora Gjakova, kampionia olimpike nga Tokio.

Gjakova garon në kategorinë deri 57 kilogramë dhe në xhiron e parë do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoogiin.

Ndërkohë, garat ditën e sotme i fillon edhe Akil Gjakova që do të paraqitet në kategorinë deri 73 kilogramë. Në Olimpiadën e Tokios, Akili doli i shtati kurse në Paris rrugëtimin drejt medaljes e nis prej xhiros së parë.

Në start, Akili do të përballet me sllovenin, Daniel Cargnin. Garat e xhudos në të dyja kategoritë startojnë prej orës 10:00.

Ndërkohë, në mbrëmje do të garoj edhe boksierja Donjeta Sadiku. Sadiku do të paraqitet në xhiron e dytë dhe do të përballet me boksieren nga Kolumbia, Paola Vangie Valdes Pana. Në xhiron e parë, Sadiku mposhti mongolezen Thananaya Soumnek.

Exit mobile version