Nora, Distria e Akili ngritën në ranglistën botërore, Majlinda humb një vend

Xhudoja e Kosovës ka arritur një sukses të jashtë jashtëzakonshëm në kuadër të garës “Grand Prix Tunis”.

Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova i kanë sjell vendit tonë një medalje të artë dhe dy të argjendta.

Nora ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, e cila gjë ka bërë që të ketë ngritje në ranglistën botërore, ku ka fituar një pozitë duke u renditur në vendin e gjashtë me 3390 pikë.

Distria është ngritur për tre pozita dhe tani zë vendin e katërt me 3800 pikë, ku në njëjtën kategori deri në 52 kilogramë, Majlinda Kelmendi ka pësuar rënie për një pozitë dhe tani gjendet në vendin e shtatë me 3520 pikë, kjo edhe në saje të mos paraqitjes në turneun e Tunisit, shkaku i shërimit nga lëndimi.

Ngritjen më të madhe e ka Akil Gjakova, i cili nga vendi i 31 ka kaluar në të 17-tën në saje të 1465 pikë.

Ndryshe, xhudistet tanë do të marrin pjesë edhe në shumë garat ndërkombëtare, ku pritet të ketë edhe suksese të tjera.

Theksojmë se Nora, Akili dhe Distria janë shpërblyer tashmë për sukseset e arritura në garën e fundit.