Kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit të Premier League dhe tashmë kanë filluar edhe nominimet për lojtarin më të mirë të sezonit.
Faqja zyrtare e Premier League ka publikuar të nominuarit për çmimin e lojtarit më të mirë të moshës nën 23-vjeçar.
Në këtë nominim janë futur lojtarët, si: Phil Foden, Erling Haaland, Aleksander Isak, Mainoo, Cole Palmer, Bukayo Saka, Saliba dhe Udogie.
Tifozët e futbollit kanë të drejtën e votës deri më datën 13 maj, kurse fituesi tregohet më datën 18 maj pas votave të ekspertëve të futbollit.