Nokia 8 u lansua përfundimisht këtë muaj, pas shumë thashethemeve dhe rrjedhjeve online.
Telefoni ka shkuar deri tani për para-porosi në disa vende, çuditërisht kushton më pak se çmimi zyrtarisht i shpalosur prej 599 € në shumë vende.
Dhe tani ka një tjetër surprizë në lidhje me telefonin e Nokia: është në të vërtetë në magazinë tashmë në vendin e origjinës së Nokia-s, pavarësisht faktit qëdebutimi i tij ka gjasa të ndodhë në fillim të shtatorit.
Kjo ndoshta do të jetë situata për territoret e tjera, por Finlanda e mori atë për herë të parë. Ju mund të blini një njësi pa SIM dhe të hapur për 579 € ose mund të zgjidhni një kontratë nga operatori mobil atje.
Disponueshmëria e Nokia 8 është vetëm online për momentin, ndërkohë që pajisja duhet debutuar në dyqanet fizike më 8 shtator./Mesazhi/