Nobelistja Malala siguron një vend në Oksford

Malala Yousafzai ka arritur të hyjë në Universitetin e Oksfordit pasi ka marrë rezultatet e saj maksimale – niveli A.

Fituesja e çmimit Nobel për Paqen, e cila jeton në Birmingham të Britanisë së Madhe, konfirmoi lajmin përmes një postimi në Twitter.
Ajo do të studiojë filozofi, politikë dhe ekonomi.

19-vjeçarja për pak sa nuk ishte vrarë nga talebanët e Pakistanit në vitin 2012, kur kishte nisur një fushatë për të drejtat e arsimimit të vajzave.

Në muajin mars, Malala kishte marrë ofertë për të studiuar në universitetin më të mirë  në Mbretërinë e Bashkuar, me kusht që të arrinte rezultate maksimale në shkollën paraprake. /MESAZHI/