Në muajin e lindjes së profetit, kujtojmë edhe më shumë personalitetin e Muhamedit a. s.
Biografia e profetit nuk është vetëm një përshkrim që e veçon një periudhë të caktuar historike. Dimenzioni kuptimor i personalitetit të Muhammedit a. s. kap përmasa të cilat e modelojnë jetën e njeriut në botën tokësore fizike dhe ate transhendetale metafizike.
Njohja dhe afrimi me profetin nuk është çështje dëshirash dhe vullneti, por obligim dhe detyrim fetar për besimtarin. Te ai mishërohen të gjitha karakteret e një jete pozitive praktike të cekura literalisht në Kur’anin Famëlartë.
Pra i Dërguari a. s. është udhëzuesi përgaditor i urtësisë hyjnore. I fundit në zinxhirin e autoriteteve profetike nga ndërhyrja qellore për ta rregulluar tokësoren.
Prandaj Muhamedin a. s. duhet ta njohim përmes të vërtetave që na i ka sjellur. Trashëgimia e tij është thesar i çmuar nga pamja e jashtme e deri te bota e brendshme shpirtnore. Shembull i kandilit ndriçues në errësirë.
Ja si e pëshkruan Kur’ani Fisnik njohjen e të Dërguarit a. s. :
“Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijt e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën” [ el – Bekare ].
Cilat janë të vërtetat që na ofrojnë te Pejgamberi a. s.:
● Pejgamberi a.s. ne thotë që kërkimi i diturisë është detyrim. Ai e krahason vlerën e fitimit të diturisë me namazin vullnetar, dhe thotë se është më mirë të mësosh diçka të dobishme sesa të falësh një mijë rekate namaz nafile. Cila është storia e jonë e suksesit me arsimin dhe edukimin në raport me thirrjen profetike.
● Ai, gjithashtu, jo që inkurajon dijen por edhe përhapjen e saj. Ku është pëvoja e jonë me promovimin e diturisë, kulturës së leximit dhe kulturës në përgjithësi.
● A e njohim ne Pejgamberit (a.s.) kur thotë se martesa është gjysma e fesë. Si qëndron përvoja e jonë me martesën dhe jetën në bashkëshortësi – familje.
●Kur ai thotë se ne nuk do të jemi besimtarë të vërtetë derisa të dëshirojmë për tjetrin atë që dëshirojmë për veten tonë. Si është përvoja e jonë me altruizmin
● Kur thotë se nuk duhet të shkojmë të flemë të ngopur nëse fqinji ynë është i uritur. Si është përvoja e jonë me solidarizimin dhe bujarinë.
● Kur thotë se Xheneti është nën këmbët e nënës. Çfarë na flet kjo për sjelljen tonë me prindërit dhe qasja e jonë ndaj asaj që sot emërohet kontigjent i moshave të treta.
● Kur na mëson se pasuria e djalit është gjithashtu edhe pasuri e babait, por pasuria e babait nuk është në të njëjtën kohë edhe pasuri e djalit. Raporti reciprok i respektit prindër fëmijë sipas konceptit profetik.
● Kur na urdhëron ta vizitojmë të sëmurin dhe si shpërblim atje do ta gjejmë Zotin e botëve. Përvoja e jonë me empatinë.
●Kur na kërkon që të mos u ngjajmë të tjerëve, të mos e ndjekim askënd, por të qëndrojmë fort në themelet e fesë sonë dhe ta ndërtojmë identitetin tonë. Nëkupton përvoja tonë me autentiken dhe parimësinë.
● Kur thotë se dynjaja është arë e ahiretit. Ne dhe vendosja e ekuilibrave mes mterializmit pragmatik dhe idealizmit shpirtërorë.
● Kur thotë se një fëmijë i edukuar mirë është e mirë e përhershme. Si jemi ne dhe riprodhimi i gjeneratave të shëndosha. Projekti fatit të njerëzimi në perspektivë, e ardhmja njerëzore etj.
Muhammedi a.s është Kur’ani i gjallë në tokë.
(Thekse nga ligjërate e ditës së xhuma).
Hoxhë Nexhmedin Ademi