Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, përmes një statusi në FB ka sqaruar dy çështje me rëndësi sa i përket bizneseve dhe punës së tyre, pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-COVID.
Sipas Rukiqit punëtorët që punojnë në zonat e kuqe, ku pas orës 19:00 nis ora policore, mund të lëvizin, të shkojnë der në vendbanimet e tyre, një orë pas fillimit të orës policore, por që të njëjtit duhet ta kenë dhe një vërtetim.
Ndërsa për punëtorët e kompanive që organizojnë punën me turne, duhet gjithashtu pas orës 19:00 ta kenë dokumentin e nxjerrë nga ATK.
Ky është njoftimi i Rukiqit:
Sapo kam marr konfirmimin nga autoritetet pergjegjese per dy çeshtje:
1) Punetoret qe punojne ne zonat e kuqe dhe ku ka ore policore, mund te levizin, perkatesisht te kthehen ne vendbanimet e tyre, deri ne nje ore, pas fillimit te ores policore. Te njejtit duhet te kene vertetimin qe kane qene ne orar te punes, deri ne ora 19;
2) Per punetoret e kompanive qe e kane te organizuar punen me turne, nga sektoret qe ju lejohet veprimtaria, pra qe punojne edhe pas ores 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.
Qendra Operative e Ministrise te Puneve te Brendshme e ka percjellur informaten tek policia ne menyre qe te mos kete asnje pengese ne levizjet e punetoreve.