Shkenca në mesjetën Islame i referohet zhvillimit të shkencës nën civilizimin Islam mes shekujve VIII dhe XV, vite të cilat njihen edhe si Vitet e Arta Islame. Kjo shkencë gjithashtu njihet edhe si shkenca arabe, shkaku se shumica e teksteve të kësaj periudhe u shkruan në gjuhën arabe, lingua franca e civilizimit Islam. Civilizimi Islam në vete përfshiu shkencëtarët më produktivë të kohës, të cilët nuk ishin të gjithë arabë, por nga ata kishte jo arabë si dhe jo myslimanë e që të gjithë vepronin në ombrellën e civilizimit Islam në territoret Islame.
Një numër i madh i shkencëtarëve modernë si Bertrand Russell Robert Briffault, Will Durant, Fielding H. Garrison, Alexander von Humboldt, Muhammad Iqbal, Abdus Salam dhe Hossein Nasr konsiderojnë se shkenca moderne ka lulëzuar nga shkencëtarët myslimanë, të cilët ishin pionierë të metodave shkencore duke paraqitur qasjen moderne empirike, eksperimentale dhe kuantitative të hetimeve shkencore. Disa skolastikë, si Donald Routledge Hill, Ahmad Y Hassan Abdus Salam, dhe George Saliba, i referohen arritjeve si: “Revolucioni shkencor Islam”.
Gjatë zgjerimit të hershëm të territoreve Islame, arabët myslimanë fillimisht të udhëhequr nga Khalid ibn al-Walid pushtuan Perandorinë Sassanido-Persiane dhe më shumë se gjysmën e Perandorisë Bizantine- Romake dhe themeluan Perandorinë Arabe përmes Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Afrikës Veriore përcjellë nga zgjerimet tjera përmes Pakistanit, Italisë jugore dhe Gadishullit Iberian. Si rezultat i këtij zgjerimi qeveria Islame trashëgoi diturinë dhe aftësitë e Lindjes së Mesme Antike, Greqisë Antike, Persisë Antike si dhe Indisë dhe këto dituri i zhvilloi dhe zgjeroi më tej gjatë gjithë Viteve të Arta Islame. Studiuesit myslimanë dituritë e gjetura në territoret në të cilat shtrihej shteti Islam i zgjeruan dhe zhvilluan më tej në një shkallë shumë të lartë shkencore si dhe bënë zbulime të reja në lëmit përkatëse.
Arti i prodhimit të letrës u mor nga dy të burgosur kinezë të Betejës së Talasit në vitin 751, ku si rezultat i kësaj u krijuan fabrika letre në Samarkand dhe Bagdad. Arabët përparuan teknikën kineze duke përdorur lecka lineni në vend të livoreve të manit.
Shkencëtarët myslimanë dhe bizantinë dallonin shumë në qëndrimet e tyre ndaj shkencës. Bizantinët shtuan shumë pak në shkencën e huazuar nga greko-romakët duke qëndruar në tmerr të prirësve të tyre. Kjo mund të sqarohet nga fakti se zgjerimi Islam jashtë Arabisë kishte përfshirë tre nga qytetet e tyre prodhuese, si Aleksandria, Kartaga dhe Antiohi. Për shkak të humbjes së qeverisë shumë të aftë dhe të centralizuar si dhe për shkak të zgjerimit arab në Anatoli, shumica e qyteteve Bizantine nuk mund t’i përkushtoheshin arti dhe shkencës dhe me të madhe iu kthyen zhvillimit të bujqësisë ekzistenciale për të siguruar ekzistencën.
Shumica e shkencëtarëve shumë të njohur arabë dhe iranianë jetuan dhe vepruan gjatë viteve të arta islame.
Numri i punimeve origjinale në gjuhën arabe, të shkruara në shkencën e matematikës është shumë më i madh se numri i punimeve të shkruara në gjuhën greke dhe latine së bashku.
Shkencëtarët myslimanë i vunë theks më të madh eksperimentimit se sa popujt e civilizimeve më të hershme, (shembull filozofët grek më shumë i vunë theks racionalitetit se sa eksperimentimit), kjo ishte për shkak të përqendrimit të madh në vrojtimin empirik të gjetur në Kur’an dhe sunnet.