Kompania amerikane Tesla ka zbuluar veturën e shumëpritur elektrike më një çmim të përballueshëm. Megjithatë, blerja e një veture të tillë, më konkretisht markën Model 3, do të mund të zgjasë me vite deri sa konsumatori të mund ta marrë atë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një ceremoni në kompleksin e fabrikës në afërsi të San Francisco-s, drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk ka zgjedhur 30 punonjës për të qenë pronarët e parë të markës Model 3.
Drejtori Ekzekutiv Musk, tha se Tesla do të prodhoj vetura më një shpejtësi maksimale, megjithatë pranoi se problemet me furnizimin dhe komplikimet tjera të shfaqura, e bëjnë të vështirë përmbushjen e objektivit të kompanisë që është 500.000 vetura të prodhuara në vitin 2018.
Me një çmim fillestar prej 35.000 dollarë amerikanë, që është gjysma e çmimit të veturës më të lirë të kompanisë Tesla nga produktet e mëparshme dhe me një mundësi të përshkoj 498 kilometra, Model 3 mund të tërheqë qindra mijëra blerës.