Njihuni me përfitimet e djersitjes

Në fakt, siç thotë Dr. Adebola Dele-Michael, dermatologe në Radiant Skin Dermatology and Laser në New York, djersitja është mënyra e trupit dhe lëkurës për të mbrojtur veten nga mbinxehja.

Djersitja rrit qarkullimin e gjakut në trup dhe pikat e djersës janë dëshmi se trupi ynë ka një mekanizëm të integruar për të qëndruar i freskët, duke ndihmuar në hapjen dhe zhbllokimin e poreve.

Cilat janë përfitimet e djersitjes?
Le të shohim se cilat janë përfitimet kryesore të djersitjes.
Rrit endorfinat: djersitja e zgjatur duhet të ndodhë në palestër gjatë një stërvitjeje intensive ose një shëtitje të shpejtë, pasi stërvitja rrit nivelin e hormoneve të lëshuara natyrshëm gjatë aktivitetit fizik.
Një studim i vitit 2009, i botuar në revistën Biology Letters, zbuloi se stërvitjet në grup në të vërtetë rrisin nivelet e endorfinës dhe janë më të këndshme sesa kur bëhen vetëm.

Detoksifikon trupin
Një nga mënyrat më efektive për të detoksifikuar trupin është të djersiteni!
Djersitja mund të largojë substanca të tilla si alkooli, kolesteroli dhe kripa nga trupi. Trupi përdor djersën si një kanal përmes të cilit lëshon toksina, të cilat mund të bllokojnë poret dhe të pllakosin lëkurën me njolla të ndryshme.
Një studim i vitit 2011, i botuar në revistën Archives of Environmental and Contamination Toxicology, gjeti eliminimin e shumë elementeve toksikë përmes djersës.

Redukton rrezikun e gurëve në veshka.
Djersitja mund të jetë efektive në eliminimin e kripës dhe mbajtjen e kalciumit në kocka. Kjo kufizon akumulimin e kripës dhe kalciumit në veshkat dhe urinën.
Një studim, i paraqitur në vitin 2013 në kongresin e Shoqatës Urologjike Amerikane në San Diego, përcaktoi rëndësinë e djersitjes si parandalim i gurëve në veshka dhe si burim i rritjes së hidratimit të trupit.

Parandalon ftohjet dhe sëmundjet e tjera
Djersa ndihmon në luftimin e mikrobeve të tuberkulozit dhe patogjenëve të tjerë të rrezikshëm. Dr Diane De Fiori, një dermatologe në Klinikën e Trajtimit Rosacea në Melburn, shpjegoi se ‘’djersa përmban peptide antimikrobikë që janë efektivë kundër viruseve dhe baktereve.
Këta peptide kanë një ngarkesë pozitive dhe tërheqin ngarkesën negative bakteriale, hyjnë në membranat e baktereve dhe i zbërthejnë ato.

Lufton puçrrat
Kur djersiteni, poret hapen dhe lëshojnë atë që grumbullohet brenda tyre (duke krijuar puçrra), por kjo ndodh vetëm kur djersitja është e lehtë ose e moderuar.
Djersitja e tepërt, e njohur si hiperhidroza, mund të predispozojë individët ndaj infeksioneve të lëkurës si lythat etje. /os/