Ai është gazetar 27 vjecar, dhe ka udhëtuar në vende të ndryshme. Për dallim nga kolegët e tij, ai nuk ka udhëtuar për të ndjekur politikanët apo ndeshje sporti, por ka rrezikuar jetën e tij për të sjellë para kamerave bandat dhe grupet kriminale në mbarë botën.
Duke filluar nga bandat e Meksikës dhe deri te filmimi i pjesëtarëve të organizatës terroriste ISIS, Ben Zand ka rrezikuar shumë derisa ka krijuar seritë e BBC-së, “Qytetet më të rrezikshme në Botë”.
Ai ka vizituar Karakasin, Kabulin, Afganistanin, Port Moresby dhe Papua Guinenë e Re. Videoja e mëposhte tregon udhëtimet në destinacionet më të rrezikshme në botë.