Njësia Speciale zbarkon edhe në oborrin e komunës së Istogut, konfiskohet një makinë

Përveç në Prishtinë, Njësia Speciale po zhvillon një operacion edhe në Istog.

Sipas disa pamjeve të publikuara nga mediat lokale atje, shihet se Specialët kanë shkuar tanimë në objektin e komunës, shkruan lajmi.net.

Nuk dihet nëse aty ka ndonjë të arrestuar.

Përveç bastisjeve, në video shihet se Policia konfiskon edhe një veturë.

Lajmi.net do iu mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet e fundit.