Në këtë ambient e në këtë tokë në të cilën na fali Zoti na begatoj Zoti na dhuroj shpirtin e na dha fëmijë e pasuri e shëndet e shumë te mira tjera, këtu ndodhin gjëra të quditshme. Këtu për disa mundesh me qenë islamofob, atesit, ofendues manijak, këtu mundesh me qenë kundër Islamit si fe, këtu mundesh me qenë edhe ofendues ndaj Muhamedit profetit të muslimaneve, këtu mundesh me i sha praktikuesit e fesë nuk ka kufi çka të mundesh me than a aziatik a arab a turq a arkaik a beduin a primitiv kush nuk të pengon. Këtu mundesh me qenë Lgbtq e mundesh me qenë brrsss e këtu mundesh me qenë anti Uçk e këtu mundesh me qenë Udb e këtu mundesh me qenë Idiot i pafytyre,. Këtu mundesh me qenë munafik me shumë fytyra, këtu mundesh me qenë hajn, këtu mundesh me qenë dilingji, këtu mundesh me qenë tradhtare e spiun. Këtu mundesh me qenë qen me qenë.
Këtu nuk mundesh me qenë “fetarë” e atdhetarë patriot e solidar. Këtu nuk mundesh me qenë “Musliman i devotshëm” . Këtu nuk mundesh me qenë kontribues i qeshtjes “kombëtare e fetare” . Këtu nuk mundesh me qenë kontribues i “vatanit ndihmaqar i të varfërit mbrojtës i të dobëtit” . Këtu nuk mundesh me thirrë në “bashkim unitet” . Këtu nuk mundesh me thirrë në “Islam” dhe praktikim të tij. Këtu nuk mundesh me thirrë në “vlera” . Këtu nuk mundesh me thirrë në “moral” këtu nuk mundesh me thirë në “mbrojtje të familjes” . Këtu nuk mundesh me thirrë kundër “alkoolit bixhozit, kamates, fajdes, korrupsionit e hajnisë” .
Këtu kjo këtu ka të bëj me një dorë të fshehur të enveristëve udëbashave e titistëve të pafeve e dilingjive.
Mjafton me qenë ateist për të qenë ofendues e nxitës i përqarjes dhe mos durimit fetar. Ose përndryshe qëndro në ateizmin tënd askush nuk të pengon.
Mjafton me qenë enverist e me të pengu xhamitë. Ose qëndro në bindjet tua por mos ngacmo.!
Mjafton me qenë i pafe e me të pengu fetarët.!
A jeni pak a jeni shumë nuk është më rëndësi por në cilën anë deshironi me qenë. Në anën e atyre që nuk e din Zotin hak e flasin për drejtësi. Apo në anën e atyre të pafeve dilingji. Apo në anën e atyre që nuk kanë moral karakter njerëzor e na shesin moralizëm.
Popull i dashur secili të zgjedh rrugën e tij të jetesës të manifestimit të besimit të tij çka flasin e ulurojnë të tjerët nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është ajo se si je me ZOTIN e pastaj edhe me njerëzit.
Manifestoni besimin tuaj thirrni të tjerët në vlera e në moral në mbrojtje të familjes kundër çdo dukurie negative në bazë të bindjes dhe besimit që keni. Bëhuni të durueshëm, paqësorë, mesatar e largpamës, mos birni pre e tundimeve të kësaj bote dhe interesave të shkurtëra e të përkohshme.
Thirrni me gjithë forcën dhe fuqinë që keni në ISLAM e vetmja rrugë e shpëtimit në këtë botë dhe në botën tjetër. Besoni fuqishëm veproni fuqishëm sepse do ta keni ndihmen e Zotit dhe ndihmën e popullit. Kur të tjerët thërrasin e proklamojnë anti vlera e gjëra të kota, ne besimtarët i kemi një milion arsye që të thërrasim në vlera.
Nga: Hoxhë Muhamet Fazliu