“…Njeriu nuk duhet t’i frikohet vdekjes por jetës…”

Kim Mehmeti

“…Njeriu nuk duhet t’i frikohet vdekjes por jetës, ngaqë jeta t’i merr të gjitha, përfshi edhe fytyrën e vdekja vetëm të shkuarën që nuk e ke dhe të ardhmen që nuk të takon.

Pastaj jeta të ofron vetëm pikëllim ndaj asaj që ka ndodhur e frikë nga të këqijat që do mund të na ndodhin, e vdekja shpresën se shkojmë atje ku fëmijët nuk rriten, të rinjtë nuk plaken e pleqtë nuk sëmuren.

Pra atje ku nuk ka as të shkuar as të ardhme, por vetëm të tanishme të pafundme…”

(Kim Mehmeti, Nga dorëshkrimi ‘Si kalorës i vetmuar në shkretëtirë’)