Njeriu ka nevojë për durim në çdo situatë.
Llojet e durimit janë të shumta, por ne do të përmendim dy prej tyre:
1. Atë që njeriu nuk e zgjedhë dhe nuk mund t’i ikë, siç janë fatkeqësitë kur njeriu nuk mund të ndikojë, apo vdekja e personit të dashur, vjedhja e pasurisë, sëmundja etj.
Ky lloj ka dy kategori:
e para: që nuk varet nga vullneti i njeriut.
e dyta : ajo që vjen nga personi tjetër, siç është ofendimi, goditja etj.
Ndaj së parës njeriu mund të pozicionohet në katër mënyra:
Mënyra e parë:
Qëndrimi i të paaftit, kur njeriu e shfaq padurimin, ankesën dhe hidhërimin.
Këtë e bëjnë vetëm njerëzit që nuk kanë mend, besim dhe njerëzi. Dhe ata vërtetë janë në dëm të madh.
Mënyra e dytë:
Durim për Allah ose për të ruajtur njerëzinë.
Mënyra e tretë:
Pajtimi me atë që ndodh. Ky qëndrim është më i lartë se durimi. Nuk janë të pajtimit rreth asaj se a është i detyrueshëm ky qëndrim, kurse janë të pajtimit se durimi është i detyrueshëm.
Mênyra e katërt:
Falëndërimi. Është më i vlefshëm se pajtimi dhe nënkupton që njeriu i sheh sprovat dhe fatkeqësitë si begati dhe e falëndëron Atë që e sprovon.
Ndërsa ndaj të dytës, trajtimit të keq nga ana e njerëzve.
Njeriu përveç këtyre mënyrave që përmendem më lartë duhet të pozicionohet edhe në katër qëndrime të tjera:
E para: falja dhe pajtimi
E dyta: siguria e zemrës nga dëshira për hakmarrje dhe kthim të borxhit, ankthit dhe të menduarit për veprim të keq në çdo moment.
E treta: vetëdija mbi caktimin “kaderin”, Edhe pse ndokush të ka bërë padrejtësi dhe të ka dëmtuar, Ai që e ka shkruar dhe caktuar të ndodhë kjo nëpërmjet këtij njeriu të padrejtë, nuk është i Padrejtë.
Padrejtësitë e njerëzve janë si i nxehti dhe i ftohti, që nuk mund të mënjanohen.
Ai që hidhërohet me të nxehtin dhe të ftohtin, nuk është i qëndrueshëm.
Çdo gjë ndodh në harmoni me caktimin, edhe pse rrugët dhe shkaqet janë të ndryshme.
E katërta: Bërja mirë ndaj atij që të ka bërë keq. Kjo mënyrë ka aq dobi dhe të mira, saqë këtë e di vetëm Allahu.
Nëse njeriu nuk mund të vendoset në këtë shkallë të lartë, atëherë nuk mund t’ia lejojë vetvetes të bjerë në atë më të ultën./Mesazhi/