“Njeriu i sprovuar”

Mr. Jasir Krasniqi

Një njeri para shumë kohe ishte sprovuar shumë. Ishte pa flokë, sëmundje “lebroz”, sy të verbër, këmbë dhe duar të paralizuara dhe thoshte: “Falënderimi i takon Zotit, i cili më kurseu nga ajo që i ka goditur shumë nga krijesat e Tij dhe më ka favorizuar shumë’.
Një burrë kaloi pranë tij dhe i tha: Çfarë falënderon, a nuk e di se je i verbër, lebroz, tullac dhe i paralizuar…?
Tha: Mjerë ti o njeri. Allahu më dha një gjuhë që e kujton-permend, një zemër që është falënderuese dhe një trup të durueshëm përballë këtyre sprovave.
Allahu thotë:
‎ وَمَن يَعْشُ عَن ذِكْرِ اْلرَّحْمَنِ نُقَيِّض لَهُ شَيْطَاناً فَهُوَ لًهُ قَرِينٌ } الزخرف 36
“E kush ia kthen shpinën përmendjes së të Gjithëmëshirshmit, Ne do t’i caktojmë një shejtan dhe ai do të jetë shok i tij”. (El-Zukhruf 36)

Hoxhë Jasir Krasniqi