“Ka njerëz, që nuk ka dobi e as dëm prej tyre. Lloj, që ecin anës mureve dhe nuk marrin pjesë askund; lloj pasivësh negativë, të paangazhuar dhe indiferentë.
E kemi bërë zakon, që njerëz të tillë t’i quajmë me emrin “njeriu i mirë”, sepse ai jeton në gjendjen e privimit (ndalimit) të njerëzve të hajrit dhe të sherrit të tij dhe e ka mbyll kraharorin me shqetësimet e tij dhe ka parapëlqyer të mos bezdisë askënd.
Disa e kanë përfytyruar gabim, se ky njeri është shembulli i myslimanit fetar të përkushtuar.
Njerëz të tillë e kanë kuptuar Islamin me një kuptim të gabuar, sepse Islami nuk është dobësi, por gjallëri dhe pozitivitet. Islami nuk është poshtërim e as negativitet, por qëndrim dhe nismë (ndërmarrje).
Profeti Ibrahim (a.s) i theu idhujt dhe u përball me presionin e Nemrudit; Davudi (a.s) e luftoi Xhalutin dhe triumfoi ndaj tij; dhe Musai (a.s) u përball me tiraninë e Faraonit i vetëm dhe u priu jehudive në udhëtimin e tyre të sorollatjes në Sina”.
___________________
Dr. Mustafa Mahmud
4.6.1984