Kompjuterët ZX Spectrum sollën kompjuterët personalë me kosto të përballueshme tek masat duke u shitur në miliona njësi.
Shpikësi Britanik Sir Clive Sinclair i cili popullarizoi kompjuterin e shtëpisë dhe shpiku makinën llogaritëse të xhepit, u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare.
Dis aprej produkteve të Sir Clive ishin seritë ZX të kompjuterëve dhe makina famëkeqe elektrike C5. Vajza e tij tha se deri në momentin e fundit kur u nda nga jeta ai vijonte punën me shpikjet e tij.
Kompjuterët ZX Spectrum sollën kompjuterët personalë me kosto të përballueshme tek masat duke u shitur në miliona njësi.
Ndryshe nga këta të fundit, përpjekja e tij për të lançuar një makinë elektrike nuk shkoi siç duhet. C5 lançuar në 1985 zhgënjeu blerësit me distancën e shkurtër të përshkonte, shpejtësinë e ulët dhe pafuqinë për të ngjitur rrugët malore. /PCWorld Albanian