Kur flitet për të punën nga shtëpia, njerëzit kanë dy përgjigje: një tmerr total ose kënaqësi e plotë.
Disa profesionistë përmendin rreziqet dhe vështirësitë e të punuarit jashtë zyrës, ndërsa disa të tjerë theksojnë rehatinë e të pasurit oraret dhe ambientin e dëshiruar.
Megjithatë mendohet se puna në distancë mund të rrisë produktivitetin dhe krijon besim brenda ekipit tuaj.
Në fakt, sipas një studimi në vitin 2016 nga punonjës remote në Amerikë, 91% e njerëzve që punojnë jashtë zyrës janë më produktiv se sa kur ndodhen në zyrë.
Në një farë mënyre, puna remote është njësoj si të kesh disa ekipe që punojnë në vendndodhje të ndryshme.
Këto janë disa këshilla për t’u mbajtur mend nëse planifikoni të punoni remote.
Vendos objektiva të qartëPër tu siguruar që të gjithë janë të lidhur me njëri tjetrin dhe puna vazhdon pa ndërprerje, mund të vendoset një limit i punës nga shtëpia deri në 2 herë në javë dhe fillimisht ditët duhet të përcaktohen.
Kjo e lejon ekipin të bashkohet në ditë të caktuara çdo javë dhe e ndihmon të ruaj një ndjenjë të fortë afërsie.
Qëndroni vazhdimisht të lidhurNëse po mendoni të punoni nga distanca, mos harroni se është përgjegjësia juaj që çdo gjë të funksionojë dhe duhet të qëndroni të lidhur me kolegët.
Përdorni mesazhet, e-mail, telefonin, video konferencat, etj.Mos harroni se duhet shumë punë për t’i ruajtur lidhjet kur nuk ndërvepron ballë për ballë me njerëzit.
Krijoni një orar rutinëNëse shpërqendroheni lehtë kur punoni në shtëpi, ndoshta puna nga distanca nuk bën për ju.
Të vendosësh një rutinë të njëjtë me atë në zyrë dhe të kesh disiplinë është shumë e rëndësishme për të shmangur shpërqendrimet.
Cila do qoftë rutina juaj kur punoni në zyrë, provoni një të ngjashme edhe gjatë kohës që punoni në shtëpi.Gjithashtu mbani një orar normal me pushime të ndërmjetme.
Rregulli dhe rutina janë të rëndësishme për një punë efektive larg zyrës.Puna nga distanca kërkon shumë përpjekje, por fleksibiliteti që ofron është i pëlqyeshëm nga të gjithë./Mesazhi/