Ushtria izraelite vazhdon sulmet në qytetin e Gazës, ndërsa shpërthime të fuqishme dhe të shtëna armësh dëgjohen pa pushim.
Tre shkolla që shërbenin si strehimore për civilët janë bombarduar, duke vrarë dhjetëra dhe plagosur mbi 100 persona. Në njërën prej tyre, tre bomba vranë të paktën 29 njerëz, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar.
Të mbijetuarit po largohen nga një rrezik në tjetrin, pasi qendrat e evakuimit vazhdojnë të goditen. “Siguria nuk ekziston më për palestinezët,” thonë banorët, ndërsa zonat e shpallura të sigurta nga Izraeli janë bërë kurthe vdekjeprurëse. /mesazhi