Në një pikë karburanti pranë aeroportit në qytetin gjerman të Këlnit, Bernd Mueller shikon çmimet vazhdimisht në ngritje të derivateve.
Në të gjithë globin, shoferë si Mueller po rimendojnë shprehitë e tyre dhe shpenzimet personale, shkaku i çmimeve të larta për benzinë dhe naftë, të ngritura nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rikthimi global nga pandemia COVID-19.
Çmimet e energjisë janë shtytës kryesor i inflacionit që po rritet në mbarë botën dhe që po e bën më të shtrenjtë koston e jetesës. Ka një çmim global të naftës – rreth 110 dollarë për fuçi – por nuk ka çmim global të blerjes në pompa për shkak të taksave dhe faktorëve të tjerë.
Në Gjermani, Qeveria e vendit ka ulur taksat me 35 cent euro për litër për benzinën dhe 17 cent për naftën, por çmimet shpejt filluan të rriten përsëri.
Gjermania ka prezantuar gjithashtu biletën mujore me zbritje prej 9 euro për transportin publik, gjë që çoi në stacione dhe trena të mbushur me njerëz në fundjavën e fundit të pushimeve. Por programi zgjat vetëm tre muaj dhe është pak i dobishëm për njerëzit në fshat nëse nuk ka stacion treni aty pranë. /koha