Shumë prej nesh mendojnë se sa më shpejt të përgjigjemi, aq më të zgjuar do të dukemi.Por a jeni penduar ndonjëherë se keni thënë gjërat e gabuara dhe do të kishit dashur të mos i thoshit? Përgjigja më e mirë zakonisht nuk vjen menjëherë dhe njerëzit e zgjuar e dinë këtë mjaft mirë.
Para se t’i përgjigjen një pyetjeje, ata ndjekin disa hapa.Ndaloni dhe mendoniKur nuk mund të mendoni për një përgjigje menjëherë dhe njerëzit po presin për ju, mos lejoni që presioni të reagojë shpejt dhe të thoni diçka që nuk duhet. Është më mirë të prisni për pak kohë për një përgjigje të mirë sesa të përgjigjeni menjëherë me fjalë të kota. Njerëzit nuk do të kujtojnë se sa kohë iu desh t’i përgjigjeni pyetjes, pasi ata ngelin të impresionuar nga mendimet tuaja të mahnitshme dhe logjike.
Shmangni pyetjet me shkathtësiNe të gjithë kemi atë moment kur dikush pyet një pyetje të papërshtatshme. Ndonjëherë, nuk është e nevojshme t’i përgjigjeni çdo pyetjeje që hedhin mbi ju. Ndërsa ju mendoni dhe bëni një pauzë, mund t’i devijoni pyetjes nëse nuk ndiheni të gatshëm për t’u përgjigjur ose thjesht nuk e dini përgjigjen. Robert Macnamara e përmblodhi këtë kur tha:Kurrë mos iu përgjigjni një pyetjeje që iu drejtohet.
Përgjigjuni pyetjes që do të dëshironit t’ua pyesnin.Funksionon për çdo situatë. Ndërsa nuk po iu përgjigjeni plotësisht asaj se çfarë personi tjetër po kërkon, ju jeni duke u dhënë atyre një përgjigje racionale dhe po shisni veten tuaj në të njëjtën kohë. Kjo është fuqia magjike e fjalës.Zgjidhini fjalët tuaja para se t’i thoni me zë të lartëNjerëzve të zgjuar nuk u mbahet goja. Ndërsa ata marrin një pauzë para se të përgjigjen, mendojnë për disa gjëra:• Si mund të paraqes idetë e mia në një mënyrë që njerëzit mund t’i kuptojnë?
• Si mund të lë përshtypje me përgjigjen time?
• A do të jetë përgjigjja ime e papërshtatshme apo fyese?Ndiqni rrjedhjen, përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e përgjigjes tuaj në të gjitha dimensionet dhe ju patjetër mund të impresiononi dëgjuesit. Nëse është e mundur, krijoni një hartë në mendjen tuaj dhe përfshini të gjitha pikat që doni të ndani me audiencën.
Ju nuk keni pse të flisni më shumë kur përgjigjeni për një pyetje. Ndonjëherë më pak është më mirë. Mos i krijoni vetes shumë presion për të dhënë përgjigjen e “përsosur”. Në shumicën e situatave, nuk ka një përgjigje absolute. Nuk ka edhe një rubrikë sesa politikisht korrekte është përgjigjja juaj.Për të dhënë një përgjigje inteligjente, ju thjesht bëni një pauzë dhe mendoni për atë që dëshironi të thoni, merrni frymë thellë dhe përgjigjuni me vetëbesim. Sa më shumë ta praktikoni këtë metodë, aq më të mprehtë do të bëheni dhe do i përsosni aftësitë tuaja në përgjigjen korrekte të pyetjeve që iu bëhen në çdo kohë./Mesazhi/