Boshnjakët në Sanxhak e Bosnje, përcollën për në Botën e Përhershme dy Kolos që regjistruan gjurmë të pashlyeshme në historinë bashkohore islame në Ballkan. Dje Myftiu Zukorlic, e sot në moshën 65 vjeçare, paska ndërruar jetë Hasan Çengiq! Hasani ishte një veprimtar i palodhshëm i kauzës islame në ish Jugosllavi dhe nje aktivist i mbrojtjes së të drejtave të muslimanëve në ish sistemin monist. Pasi e kreu Fakultetin Islam në Sarajevë, punoi si imam në xhaminë e njohur në Sarajevë si “Tabacki Mesdzid” ku u dallua me organizimin e rinisë studentore dhe bashkpunimin me elitën e intelektualëve boshnjak të udhëhequr nga Alija Izetbegovic. Me 1983 u arrestua nga sistemi monist jugosllav së bashku me Izetbegovicin dhe 12 intelektualet tjere boshnjak dhe një shqiptari që ishte në studime atë kohë në Sarajevë, Ismail Bardhi. Hasani u denua në këtë proces të montuar që njihej si “Montirani Sarajevski Proces” me 10 vjet burg për Nacionalizëm Boshnjak dhe Fundamentalizëm Islamik. Ishte bashkthemelues me Izetbegovicin i Partisë “Partia e Aksionit Demokratik” e njohur si SDA. Gjatë luftës në Bosnje ishte krahu i djathte i Presidentit Alija Izetbegovic dhe pas luftës barti përgjegjësi të ndryshme në avansimin e Shtetit të Bosnjës në fushat e ndryshme. Pos tjerash ishte dhe Zëvendës Ministër i Mbrojtjës…
Lexuesit shqiptarë e njohin Çengiqin, pos tjerash edhe nga libri i tij “Temat Islame” të cilin e kemi botuar në shtëpinë tonë dhe tuajën botuese Logos-A më 1993 dhe i cili ka përjetu disa ribotime.
Allahu të mëshiroftë vëlla Hasan e zonjës Fahira, evladve, familjës dhe gjithë dashamirëve Zoti sabrin e gajretin ua shtoftë. Ina Lil-Lahi ve inna Ilejhi raxhiuuun.
Nga Hoxhë Husamedin Abazi