Njerëzit aziatikë nuk kanë gjenin që i shkakton erën e keqe të djersës

Njerëzit aziatikë në përgjithësi nuk kanë gjak Rh-negativ dhe spitalet nuk e ruajnë atë për transfuzione. Udhëtarët e huaj që kanë rezus negativ të gjakut janë në telashe të mëdha nëse u duhet të kenë transfuzion gjaku. Në shumë gjëra aziatikët janë të ndryshëm nga racat e tjera, dhe njëra prej tyre është se ata zakonisht nuk kanë nevojë të përdorin deodorant për të hequr qafe erën e trupit.

Gjithçka ka të bëjë me gjenin “erë”.

Askush nuk lind me sqetulla që mbajnë erë pasi trupi ynë prodhon djersë pa erë që pushtohet nga bakteret më vonë, dhe nga këtu vjen aroma. Por një studim i fundit nga Universiteti i Bristol ka zbuluar faktin se nëse sqetullat tuaja mbajnë erë të keqe apo jo varet nga një gjen i veçantë i quajtur ABCC11.

Fillimisht, shkencëtarët menduan se ky gjen ishte përgjegjës vetëm për qëndrueshmërinë e dyllit të veshit, duke e bërë atë të thatë ose të lagësht. Në fakt, u zbulua se 80% deri 95% e njerëzve të Azisë Lindore kanë dyllë veshi të thatë, ndërsa afrikanët dhe evropianët kanë dyllë veshi të lagur. Dhe çuditërisht, qëndrueshmëria e dyllit të veshit lidhet me erën e sqetullave.

Siç rezulton, njerëzit aziatikë kanë një gjendje të veçantë gjenetike, e cila është mungesa e gjenit, ABCC11. Kjo e bën dyllin e veshit të tyre të thatë, sepse i mungon substanca që ushqen bakteret. E njëjta gjë ndodh me djersën e tyre: nuk ka erë sepse bakteret qëndrojnë të “uritur” pasi trupat e aziatikëve nuk prodhojnë këtë substancë për ushqimin e tyre.

Njerëzit evropianë dhe afrikanë nuk janë aq me fat pasi më pak se 3% e tyre nuk e kanë këtë gjen ndërsa pjesa tjetër e kanë atë. Kjo është arsyeja pse bakteret e sqetullave kanë një ambient për të lulëzuar duke prodhuar erë.

Disa njerëz ende përdorin deodorant kur nuk kanë nevojë.

Çuditërisht, shumica dërrmuese e grave vazhdojnë të përdorin deodorant, edhe nëse nuk e kanë këtë gjen. Shkencëtarët gjenetik sugjerojnë që presioni nga shoqëria është arsyeja pse disa prej nesh vazhdojnë të ndjekin rutina të ndryshme të panevojshme higjienike thjesht sepse të gjithë të tjerët po e bëjnë atë. /tvklan