Ballina Artikuj Njerëzimi ka nevojë të jetë vigjilent dhe mos të lejon të kthehet...

Njerëzimi ka nevojë të jetë vigjilent dhe mos të lejon të kthehet menaxhimi faraonik i pushtetit

Nëse Zoti nuk ekziston, atëherë çdo gjë lejohet!
Thënie nga Fjodor Dostojevski

Historia na tregon se në kohërat kur dominonte besimi i mos ekzistencës së Zotit, vakuumin e supozuar pretendonin ta plotësojnë njerëz tiran siç ishte Faraoni në kohën e Musait a.s., për të cilin Kurani na tregon se ai i tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim e u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” (Naziat, 23-24).

Është me rëndësi të kuptohet se për dallim të formës se si Allahu i trajton krijesat dhe u jep të drejtën dhe lirinë e zgjedhjes së besimit, mendimit dhe qëndrimeve, këta pseudo ‘zotra’ në shumicën e rasteve imponojnë një politikë si ajo e Faraonit, për të cilën Kurani thotë: “Faraoni tha: “Unë nuk kam mendim tjetër t’ju japë, pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar në tjetër pos në rrugën e drejtë!” (Gafir, 29).

Njerëzimi ka nevojë të jetë vigjilent dhe mos të lejon të na kthehen ato situata të palakmuara të menaxhimit faraonik të pushtetit, që do të ndikonte në kufizimin e lirisë së shprehjes, mendimit dhe veprimit, liri të cilën ia dhuroi Krijuesi i Madhërishëm dhe ia garantojnë vlerat universale dhe karta për të drejtat dhe liritë e popujve (njeriut), të miratuara nga OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara).

Hoxhë Rufat Sherifi

Exit mobile version