Njerëz në shitje, CNN dokumenton kontrabandimin e emigrantëve (Video)

CNN ka publikuar një xhirim në një lokacion të panjohur në Libi, në të cilin kryhet shitja e dy meshkujve, emigrantë.

Në xhirim dëgjohet se blerësit ofrojnë “800, 900,1.000, 1.100”, ndërsa siç thuhet, ata janë shitur për 1.200 dinarë të Libisë, rreth 800 dollarë.

Njëri nga burrat e shitur është nga Nigeria. Ai ishte “në ofertë” në grupin e “djemve të fortë të fortë për punë në fermë”. Kjo është konfirmuar nga “drejtuesi i ankandit”, prapa kamerës.

Pas “ankandit”,  ekipi i CNN u takua me dy burra që tani ishin në duart e pronarëve. Ata ishin të frikësuar, nuk mund të flisnin.

Dhjetëra-mijëra njerëz arrijnë kufijtë libianë çdo vit. Ata janë refugjatë që duan një shans në Evropë.

Shumë prej tyre shesin gjithçka që nevojitet për të financuar rrugën për në Libi dhe për të kaluar Mesdheun. Megjithatë, më pak anije lundrojnë në det, duke lënë njerëz të dëshpëruar në duart e kontrabandistëve.

https://www.youtube.com/watch?v=9POhpXCVkAU