Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një zyrtar i lartë izraelit pretendon se SHBA përpiqet të rrëzojë qeverinë...

Një zyrtar i lartë izraelit pretendon se SHBA përpiqet të rrëzojë qeverinë e Netanyahut

Një zyrtar i lartë politik në Izrael pretendon se administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, po përpiqet të rrëzojë qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “The Jerusalem Post”, zyrtari izraelit emri i të cilit nuk është bërë i ditur, bëri një deklaratë në lidhje me “Raportin Vjetor të Vlerësimit të Kërcënimeve të Komunitetit të Inteligjencës Amerikane”, në të cilin paralajmërohet se administrata e Netanyahut mund të zëvendësohet me një qeveri më të moderuar.

“Presim që miqtë tanë të ndërmarrin veprime për të përmbysur regjimin terrorist të Hamasit, jo qeverinë e zgjedhur në Izrael”, tha zyrtari duke reaguar ndaj raportit.

Zyrtari në fjalë ka theksuar se Netanyahu është zgjedhur nga qytetarët izraelitë e jo nga dikush tjetër. “Izraeli nuk është shtet nën kujdesin e SHBA-së, por vend i pavarur dhe demokratik, qeveria e të cilit zgjidhet nga qytetarët e tij”, tha ai.

“Raporti Vjetor i Vlerësimit të Kërcënimeve” prej 41 faqesh i përgatitur në shkurt nga Komuniteti i Inteligjencës Amerikane u publikua më 11 mars.

Biden në deklaratën e tij për MSNBC më 10 mars tha se politikat e Netanyahut po dëmtonin Izraelin.

Exit mobile version