Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në qendër të Gjilanit.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Nuk dihen motivet e ngjarjes ende. Njësitë relevante të Policisë tashmë janë në vend ngjarje”, ka thënë Hashani.
Ndryshe Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur në qendër të Gjilanit, pikërisht në pjesën e njohur si lokalet e argjendarëve.