Një vajza dyvjeçare mbeti 13 orë e ngujuar në zgavrën e shkëmbit

Të mërkurën një vajzë 2 vjeçe, gjatë shëtitjes me prindërit e saj në Riederalp të Kantonit Valis ka rënë brenda një zgavre prej 20 centimetrash të një shkëmbi, në një thellësi prej 6 metrash, shkruan 20minuten.ch.

Më shumë se njëqind persona në kuadër të ekipeve shpëtimtare kanë shkuar për të ndihmuar në nxjerrjen e vajzës së aksidentuar.

Por aksioni i shpëtimit ka dalë shumë kompleks dhe ka zgjatur rreth 13 orë.

Ekipet shpëtimtare së shpejti kanë konstatuar se shpëtimi nga lartë i vogëlushes ishte i pamundur.

Nga njëra anë për faktin se e çara ishte shumë e ngushtë dhe nga ana tjetër sepse kishte rrezik që vajza të lëndohej nga shembja e mundshme e masës së dheut e të gurëve.

Për këtë arsye, atyre iu desh të rrëmihnin një gropë në mënyrë që të hapnin një qasje anësore për të arritur te vajza.

Rreth orës 2 fëmija më ne fund u arrit të nxirrej, përcjell albinfo.ch. Ajo nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz përveç disa gërvishtjeve dhe ishte frikësuar. Megjithatë ajo është dërguar në spital për tu kontrolluar./Mesazhi/