Dhjetëra personalitete ranë në një lumë kur një urë krejt e re u shemb teksa ata po kalonin, shkroi të premten MetroUK.
Kryetari i qytetit meksikan Cuernavaca udhëhoqi me krenari zyrtarët dhe gazetarët përtej urës së varur të këmbësorëve të bërë me dërrasa dhe zinxhirë metalikë.
Por, ura nuk mundi ta mbante peshën e tyre dhe u shemb në mënyrë dramatike, duke i zhytur në ujin që ishte poshtë.
Të paktën 25 persona u lënduan.
Kryetari Jose Luis Uriostegui tha se kapaciteti që mund të mbante ura, mund të ishte tejkaluar.
“Kishte shumë më tepër persona se që duhej të ishin në të vërtetë”, tha ai. /koha
#Cuernavaca Mayor and other officials during the reopening of a pedestrian bridge. #México pic.twitter.com/wcNe48vhCA
— David Wolf (@DavidWolf777) June 7, 2022