Ballina Sport Futboll Një tjetër lojtar shqiptar transferohet në Korenë e Jugut

Një tjetër lojtar shqiptar transferohet në Korenë e Jugut

Eljon Sota ka mbyllur aventurën e tij me Partizanin dhe tashmë do të vazhdojë karrierën në Korenë e Jugut.

Ish-lojtari të kuqve është prezantuar paraditen e sotme te ekipi i ri, teksa ka firmosur me Suwon FC. Pikërisht këto të fundit kanë zyrtarizuar transferimin e Sotës.

“Eljon është një mbrojtës me shpejtësi të lartë dhe goditje precize dhe pritet të kontribuojë në mbrojtjen e qëndrueshme të Suëon FC në gjysmën e dytë të sezonit.

Mirëpresim Sotën, i cili do të ketë eksperiencën e parë në K League 1!”, ka shkruar klubi korean. Kujtojmë se në Korenë e Jugut luan edhe Jasir Asani, një tjetër ish-lojtar i Partizanit.

Exit mobile version