Një test i thjeshtë gjaku që mund të dallojë kancerin përpara shfaqjes së simptomave, po konsiderohet si një arritje e madhe që mund të çojë në shpëtimin e mijëra jetëve.
I konsideruar nga shkencëtarët si një detektor tymi, testi arrin të dallojë ndryshimet në qelizat e kuqe të gjakut, që ndodhin kur kanceri është prezent, por jo kancerin në vetevete.
Kushton përafërsisht sa një analizë standarde gjaku dhe ekspertët shpresojnë që një ditë do të mund të përdoret për të monitoruar personat që rrezikohen nga prekja e kësaj sëmundje.
Kapja që në fazat e hershme, në pjesën më të madhe të rasteve të kancerit, rrit shanset për të mbijetuar, pasi trajtimet janë më efektive kur kanceri sulmohen përpara se të përhapet.
Shkencëtarët besojnë se ky zbulim, që u bë publik në Festivalin Britanik të Shkencës në Swansea, mund të shpëtojë me mijëra jetë në vit.