Një tjetër dyqan alternativ aplikacionesh mbërrin në iOS në Europë

Dyqani ka mëse 50 aplikacione produktiviteti, finance, video, foto dhe kreativiteti nga ofertat e MacPaw por edhe zhvilluesve të tjerë.

Kompania Ukrainase e zhvillimit të aplikacioneve iOS dhe Mac ka lançuar një dyqan alternativ aplikacionesh në iOS falë rregullores së re DMA e BE-së.

Dyqani i aplikacioneve është testuar në fazë beta prej disa muajsh me një numër të përzgjedhur përdoruesish. MacPaw tashmë ju jep mundësi përdoruesve të provojnë Setapp Mobile në beta të hapur.

Dyqani ka mëse 50 aplikacione produktiviteti, finance, video, foto dhe kreativiteti nga ofertat e MacPaw por edhe zhvilluesve të tjerë.

Prej këtyre aplikacioneve mund të përmendim CleanMyPhone, ClearVPN, Riveo video editor, Awesome Habits tracker, Time Master, BusyCal, FreeYourMusic, MonAI, Elk currency convertor, Ochi focus manager, Bookshelf: Reading Tracker, dhe AdLock.

Dyqani i aplikacioneve Setapp Mobile ju ofron përdoruesve për të provuar të gjitha aplikacionet përmes një abonimi mujor prej 9.99 dollarësh.

Përdoruesit duhet të kenë iOS 17.4 dhe një Apple ID regjistruar në një prej vendeve të BE-së.