Një tërmet prej 4.6 shkallësh të Richterit goditi Shqipërinë në orët e para të së mërkurës.
Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e dridhjeve ishte në Detin Adriatik – rreth 35 kilometra nga Durrësi.
Sipas burimit të njëjtë, thellësia e dridhjeve ishte 6.1 kilometra.
Dridhjet janë ndier edhe në vendet përreth.
Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji në Mal të Zi ka njoftuar se ato janë regjistruar në orën 02:42 të së mërkurës.
Rajoni i Ballkanit, përndryshe, është zonë tërmetesh.
Në vitin 2019, nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë, kanë humbur jetën 51 njerëz, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.
Ky tërmet ka shkaktuar dëme në vlerë prej afro një miliard eurosh.