Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një tërmet 6,9 ballë godet Japoninë, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet 6,9 ballë godet Japoninë, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,9 ballë goditi ujërat e prefekturës Miyazaki që gjendet në jugperëndim të Japonisë, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Japoneze të Meteorologjisë (JMA), tërmeti që ndodhi në orën 21:19 me kohën lokale në ujërat e Miyazaki, u shënua në një thellësi prej 30 kilometrash.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi magnitudën e tërmetit 6,8 ballë.

Transmetuesi shtetëror NHK njoftoi se pas tërmetit autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për cunami për brigjet e Miyazaki dhe Kochi.

Sipas agjencisë zyrtare Kyodo, tërmeti u ndje edhe në rajonin Kyushu që gjendet në jug të Miyazaki.

Exit mobile version