Një tërmet 6.6 ballë godet Kinën

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë goditi rajonin autonom të Kinës, Tibetin sot në orët e hershme të mëngjesit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Xinhua njoftoi se epiqendra e tërmetit u regjistrua në gjerësinë veriore 33.19 gradë dhe në gjatësinë lindore 86.81 gradë, në një thellësi prej 10 kilometrash që goditi qytetin Nagqu të qarkut Nyima.

Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.