Një tërmet 5.5 ballë godet qytetin turk Manisa

Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 5.5 ballë ka ndodhur në rajonin Saruhanlı në qytetin Manisa të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se tronditja me magnitudë 5.5 ballë është regjistruar me epiqendër në rajonin Saruhanlı në orën 10:21 sipas kohës lokale në thellësi prej 9.29 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se vazhdojnë të ndiqen zhvillimet.