Një tërmet 4.4 ballë godet Turqinë

Një tërmet me fuqi prej 4.4 ballë goditi provincën qendrore të Turqisë, Aksaray, bëri të ditur sot herët në mëngjes Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).

AFAD tha se tërmeti ndodhi në ora 04.01 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe ishte përqendruar në Aksaray.

Epiqendra e tij ishte 2.67 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima.