Ministria e Jashtme shqiptare ka lëshuar një tjetër njoftim për gjendjen e shqiptarëve pas katastrofës që ka shkaktuar tërmeti në Itali.
Kështu, sipas MPJsë shqiptare, një shtetas shqiptar ka humbur jetën deri më tani dhe 7 të tjerë janë plagosur. Ministria e Jashtme Shqiptare thotë se viktima është shtetasi Erjon Toro.
Njoftimi nga MPJ
Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga Ambasadorja dhe stafi i Ambasadës qe ndodhet në zonat e goditura nga tërmeti, informohemi se: Me trishtim te thelle mësojmë se shtetasi shqiptar Erjon Toro ka humbur jetën dhe numri total i shtetasve shqiptar te plagosur arrin ne shtate vete.
Nga kontaktet qe Ambasada e Shqiperisë në Rome po mban ne mënyrë te vazhdueshme me autoritete Italiane dhe shtabet e krizës, behet e ditur se ne spitalin Gemelli te Romes ndodhen ne gjendje te mire shëndetësore shtetasit shqiptar te mëposhtëm:
Xhesika Hasani Sara Hasani Romina Duro Lori Duro Hatixhe Hasanaj Ne spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja Xhesika Hasani Sara Hasani Romina Duro Lori Duro Hatixhe Hasanaj.
Ne spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet: Xh.T Ne spitalin e L.Aquila ndodhet ne një gjendje me te rende shtetasja shqiptare me inicialet: E.T Ministria e Punëve te Jashtme i shpreh ngushëllimet me te thella familjes se viktimës dhe uron ne shërimin e shpejte te te plagosurve.
Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Rome është e angazhuar për te ndjekur hap pas hapi ne terren si dhe ne koordinim te plote me autoritetet italiane dhe për ti ardhur ne ndihme qytetareve shqiptar te plagosur. MPJ do të vijoi të informoi opinionin publik mbi ecurinë e situatës.