Një shpërthim trondit rrethin İskenderun në Turqinë jugore

Ambulancat dhe skuadrat e policisë janë dërguar në rrethin İskenderun të provincës jugore turke Hatay, pasi një shpërthim ka tronditur qendrën e qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi goditi rrugën Fener të qytetit, e cila është mbyllur për trafik pas incidentit.

Guvernatori i provincës Hatay, Rahmi Doğan, në llogarinë e tij në twitter njoftoi se nuk ka pasur viktima nga incidenti.

Doğan tha se shpërthimi ndodhi menjëherë pasi forcat e sigurisë neutralizuan njërin nga dy terroristët e dyshuar, të cilët po i ndiqnin.

Ai shtoi se operacioni është duke vazhduar.