1. Para se gjithash, pikëpamja e shoqërisë përkatëse për njeriun, si një qenie absolutisht e lirë, që duhet t‘i garantohet liri, drejtësi dhe dinjitet, për asgjë tjetër vetëm sepse është njeri!
2. A i ofrohet fetaria (ata që njihen si fetarë) e asaj shoqërie efektivitetit, punës dhe bamirësisë në shoqëri dhe jetë, apo është një fetari që fton për tërheqje dhe izolim nga jeta?
3. Si e konsideron kjo shoqëri materien (universin në përgjithësi)?
Si një thesar fshehtësish, ku roli në të do të ishte zbulimi, të arriturat dhe lehtësimi i jetës, apo atë e sheh si një lodër, sa për tu shëtitur vërdallë dhe kaluar mbi të kot së koti.
4. Si e shohin anëtarët e kësaj shoqërie vetveten e tyre në jetë?
Si akter dhe kontribues në lëvizjen dhe proceset e jetës, apo jetojnë me bindjen se jeta është e determinuar dhe ajo i drejton kah të dojë?
5. Si e shikon kjo shoqëri tjetrin, me të cilin jeton në një mjedis të përbashkët, pavarësisht dallimeve që mund të ekzistojnë në mes tyre, qofshin dallime fetare, gjuhësore, racore, etnike apo kulturore?
Pra, a kuptohet kjo pikëpamje horizontale me tjetrin, që të gjithë kemi të drejta dhe obligime ndaj njëri tjetrit, apo është vertikale, ku secili duhet t’i rrijë njëri tjetrit mbi kokë, sikur të ishin diktatorë?
6. Cili është botëkuptimi i kësaj shoqërie për shoqëritë e tjera? A i sheh ato si një mundësi për t’u njohur, për të përfituar, për të mësuar dhe shkëmbyer përvoja, apo i konsideron ato si një prani agresive që nga çasti në çast pritet t’i pushtojë ose ta pushtojnë?
7. Si e sheh ky komunitet dijen dhe shkencën? A i shton njohuritë dhe shkencat me pyetje të reja dhe të hapura e inovative, apo është shoqëri që frikësohet nga pyetjet e reja, ngase dëshiron ta ruaj atë limit tradicional të dijes dhe shkencës që e posedon?
Ky komunitet, a mund të sjell pyetje të reja nga njohuritë dhe shkenca, apo duhet t’i përtypë gjithmonë ato të vjetrat?
Çështje është, a do të arrijë të hap horizonte e pyetje të reja e kreative, apo do ta vrasë perspektivën e pyetjeve?
8. Si e sheh kjo shoqëri kohën? A e lidhë perspektivën e saj me të ardhmen, apo me të kaluarën? A është e zënë me afrimin e së ardhmes, duke u përpjekur për të krijuar zgjidhje dhe përgjigje për sfidat e të ardhmes, apo është e zënë me të kaluarën, duke u përpjekur për të zgjidhur problemet dhe çështjet e kaluara e të harruara? A është koha një arenë konkurimi, apo është një barrë që rëndon mbi këtë shoqëri?
Hoxhë Halil Avdulli