Hoxha gjat verës vinte në pushim veror në shtëpi, edhe interesant ato vite Ramazani ishte në muajtë e verës! Kah viti 1977 e këndej çdo vjet ishte i emruar nga bashkëfshatarët ligjërues gjat muajit të Ramazanit. Ne ishim shumë të vegjël; 8,9,10… vjeçarë ato vite. Më kujtohet si sot, hoxha e merrte një kalavesh rrushi (sepse kishim vreshtat për mrekulli) dhe dilte tek xhamia për ta thirrë ezanin e akshamit dhe për të i dhezë dritat e minares, dhe me rrush të çel iftar te xhamia. Pas thirrjes së ezanit vinte në shtëpi, hante iftar bashkë me gjithë ne e falnim akshamin në familje (gjyshi haxhi Asipi dhe gjithë mixhallarët dhe fëmijët) pas namazit hoxha vetëm e përsëriste abdesin dhe u niste drejt xhamisë. Ne si fëmijë që ishim aq shumë e donim, sa që shkonim pas tij. Më ka qëlluar shumë herë që ai hypte në kursi të xhamisë kurse në xhami të jem vetëm unë, por hoxha fillonte të ligjërojë sikur janë 1000 veta para tij. Pastaj gradualisht fillonin të mblidheshin xhemati, dhe kështu deri kur thirrte ezani jacisë ligjeronte, (1 orë e tepër). Dmth çdo natë para teravisë dhe çdo ditë pas namazit të ikindisë ligjëronte nga 1 orë. Nuk më habit fakti që në teravi kishte sq energji të fluste, por pas ikindisë si është e mundur që me aq elan dhe fuqi fliste 1 orë pa ndalë. Ky lloj orari ka zgjatur çdo vjet deri në mbarimin e medresesë (5 vite dhe fakultetin 5 vite=10 vite). Përpos kësajë, ai pas namazit të teravisë kur më të moshuarit shkonin në shtëpi
Fëmijëve dhe të rinjëve na mundësonte të ndalemi të bashkëbisedojmë në xhami për lloj temash, ku qindra të rinjë mbi 1 orë kënaqeshim duke dëgjuar gjëra shumë të çmueshme dhe interesante nga hoxha. Bashkëfshatarët shpesh e thirrnin edhe në iftar, dhe aty ku ishte në iftar pastaj vazhdonte mexhlisi me biseda të vyeshme…! Me një fjalë akoma edhe sot nuk e kam të qartë nga e merrte atë energji aq të madhe për të i përballuar gjithë atij aktiviteti, përfshi leximin me orë të tëra që e bënte në shtëpi. Me dashuri të thellë e kujtoj hoxhën tonë , mixhën tonë, familjarin tonë, mësuesin tonë, në këto ditë të agjërimit, dhe e faleminderoj thellësisht Allahun që e patëm në gjirin tonë atë njeri. Zot, shpërbleje me gradën më të lartë të xhenetit dhe shoqlroje me Muhamedin a.s. plr të cilin sa herë që e përmendëte i dilte loti.
Me respekt Bajram Ramadani-Asipi