Një recetë italiane “Frittata “që duhet ta provoni patjetër!

Makaronat dhe picat janë pjatat më të njohura në mbarë botën, dhe këto të dyja na erdhën nga Italia. Kuzhina tradicionale e këtij vendi me të vërtetë është unike dhe aq e mahnitshme sa që nuk mund të përfshihet në një artikullit të vetëm.
Ne ju sjellim recetë unike origjinale nga Italia të quajtur “Frittata”.
Frittata është një omlet tradicional Italian i përbërë nga perime dhe kackavall (rikota ose parmezan).
Zakonisht ajo piqet së pari në tigan pastaj transferohet në furrë.
Një mëngjes perfekt dhe i shijshëm!

Përbërësit:

  • 6 vezë
  • ¼ krem hopla
  • 6-7 domate qershi
  • 2-3 virshlle të vogla
  • ½ djath ricotta
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper
  • Borzilok për dekorim

Mënyra e përgatitjes:

1. Rrahni vezët së bashku me kremin, kripën dhe piperin. Përzini mirë.
2. Ngrohni tiganin, dhe shtoni një lugë gjelle vaj ulliri. Piqni virshllet në të dyja anët.
Kur të jenë zbutur, ndani në copa me një lugë druri. Vazhdoni ti piqni deri sa të jenë gati.
3. Shtoni vajin e mbetur në tigan. Shtoni gjysmën e virshlleve të pjekura në fund, pastaj shtoni përzierjen e vezëve. Preni domatet qershi dhe shtoni ato së bashku me djathin ricotta përmbi. Pastaj shtoni virshllet e mbetura në krye.
4. Futeni frittata-n në furrë për 20-25 minuta.
5. Kur ajo të jetë gati, largojeni nga furra.
Lëreni të ftohet për 5 minuta. Dekorojeni me borzilok dhe shërbejeni.