Një Ramazan për Historinë: Nis Mega Projekti Humanitar për Fëmijët me Autizëm dhe Sindromën Down

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka nisur një nismë të jashtëzakonshme këtë Ramazan, duke lançuar një mega projekt humanitar: ndërtimin e një Qendre Rezidenciale për Autizëm dhe Sindromën Down.

Kjo qendër do të ofrojë përkujdesje të plotë, edukim, terapi dhe mbështetje të pakufizuar për fëmijët dhe të rriturit me nevoja të veçanta. Projekti synon të krijojë një ambient të sigurt dhe të dashur, ku këta individë të ndihen të pranuar dhe të përkrahur në çdo hap të jetës së tyre.

Organizatori, Hoxhë Halil Kastrati bën thirrje për mbështetje nga të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme të madhe. “Ky është një mision që nuk mund ta bëjmë vetëm – por së bashku mund ta bëjmë realitet!”, thuhet në thirrjen e shoqatës.

Kushdo që dhuron për këtë qendër, kontribuon në një të ardhme më të mirë për fëmijët në nevojë, duke i dhënë shpresë dhe një mundësi më të madhe për një jetë dinjitoze.

Ky Ramazan mund të shënojë një moment historik në fushën e humanizmit, duke treguar edhe një herë se fuqia e solidaritetit mund të ndryshojë jetë.

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, mund të dhurojnë dhe të bëhen pjesë e një vepre bamirësie që do të lërë gjurmë përjetësisht.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë! 🤲

View this post on Instagram

A post shared by Halil Kastrati (@halilkastrati)