Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një punë gjigante: Ky është projekti i radhës i qeverisë së Erdoganit

Një punë gjigante: Ky është projekti i radhës i qeverisë së Erdoganit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të dielën një projekt të ri të quajtur ‘zona të mega-industrisë’ që do të ofrojnë vende pune për 100,000 njerëz.
“Ne jemi duke ngritur 5 zona të industrisë “mega” në të gjithë vendin tonë. Kjo do të na lejojë të krijojmë 100,000 vende pune dhe të ngrisim Turqinë në një tjetër nivel në fushat e industrisë dhe teknologjisë”.
Erdogan, i cili bëri njoftimin përmes llogarisë së tij në Twitter, gjithashtu ndau një infografik rreth projektit të ri.
Sipas infografikës, e cila mban titullin “Progresi Kombëtar në Industri”, dy nga zonat do të vendosen në rajonin e Detit të Zi dhe tre të tjerat do të jenë në rajonet Marmara, Egje dhe Mesdhe. Projekti pritet të krijojë 35,000 vende pune me 45 miliardë investime të lirës turke (9.5 miliard dollarë) në fazën e parë.
Sasia përfundimtare e investimit për projektin vlerësohet të jetë 140 miliardë lira turke (29.5 miliardë dollarë) dhe projekti pritet të sigurojë 100,000 vende pune. /MESAZHI/
Exit mobile version