Ballina Arritje Teknologji Një problem kritik sigurie prek të gjithë procesorët AMD që prej 2006

Një problem kritik sigurie prek të gjithë procesorët AMD që prej 2006

Problemi i sigurisë zbuluar nga hulumtuesit nga firma e sigurisë IOActive, i hap rrugë ekzekutimit të kodit nga hakerët me privilegje të plota në një sistem me procesor AMD.

Hulumtuesit e sigurisë zbuluan një problem sigurie në procesorët AMD i cili ka qenë i pranishëm prej dekadash raportoi Wired.

Është një problem sigurie i pazakontë i cili gjendet edhe në firmware-t e çipeve të fundit dhe mund të përdoret për të infektuar me maluerë memorien e kompjuterëve.

Problemi i sigurisë zbuluar nga hulumtuesit nga firma e sigurisë IOActive, i hap rrugë ekzekutimit të kodit nga hakerët me privilegje të plota në një sistem me procesor AMD.

Hulumtuesit thanë se ky problem sigurie është prezent që prej vitit 2006 dhe prek çdo procesor AMD. Edhe pse ka rrezikshmëri të lartë, dobësia e sigurisë me shumë gjasa nuk prek përdoruesit e zakonshëm.

Sepse për ta shfrytëzuar hakerët kanë nevojë për qasje të thellë në një kompjuter ose server AMD. Është më tepër një problem shqetësues për qeveritë dhe shtetet ndërsa kodi i dëmshëm mund ti mbijetojë edhe një riinstalimi nga e para të sistemit operativ.

Opsioni më i mirë i kompjuterëve të infektuar do të ishte hedhja e tyre në koshin e mbeturinave. Vetë AMD ka theksuar sesa e vështirë është që të shfrytëzohet ky problem sigurie.

Ndërsa kompania ka filluar të lëshojë një përditësim për ta adresuar, procesorët e vjetër AMD nuk do të kenë një zgjidhje. Këtu përfshihet seritë Ryzen 1000, 2000, 3000 dhe Threadripper 1000 dhe 2000.

Kjo sepse janë jashtë dritares së mbështetjes me përditësime softueri.

Exit mobile version