Instaluesit USB dhe CD krijuar me përditësimet e Tetorit dhe Nëntorit janë prekur nga ky problem dhe përdoren kryesisht nga bizneset ose institucionet arsimore apo entuziastët.
Microsoft paralajmëroi përdoruesit se disa instalues të krijuar manualisht të Windows 11-ës përmbajnë disa probleme ku instalimet e reja mund të mos marrin përditësimet e ardhshme të sigurisë.
Instaluesit USB dhe CD krijuar me përditësimet e Tetorit dhe Nëntorit janë prekur nga ky problem dhe përdoren kryesisht nga bizneset ose institucionet arsimore apo entuziastët.
Kompjuterët të cilët kanë marrë përditësimet e Tetorit dhe Nëntorit përmes Windows Update nuk preken.
Për të adresuar këtë problem duhen rikrijuar instaluesit e Windows 11-ës me përditësimet e Dhjetorit të përfshira dhe të instalohet Windows 11 nga e para.
Microsoft ndërkohë tha se po punon për të gjetur një zgjidhje. Bleeping Computer raportoi se Windows 11 24H2 kishte edhe probleme të tjera kryesisht me audion apo me lançimin e Outlook me Google Workspace Sync të vjetër. Probleme ka edhe me disa lojëra Ubisoft të cilat po marrin rregullimet e nevojshme.