Një princ saudit vdiç dje në rrëzimin e një helikopteri në jug të Arabisë Saudite, pranë kufirit me Jemenin, njoftoi televizioni shtetëror, “Al Ikhbariya”.
“Në bord të helikopterit gjendeshin edhe përgjegjës të tjerë”, shkruan kanali në profilin e tij “Twitter” por pa dhënë detaje e mbi situatën e tyre.
“Princi Mansour bin Muqrin, zëvendësguvernator i provincës Asir, ka vdekur në përplasje”, thuhet në komunikatë.
Televizioni shtetëror nuk ka dhënë detaje mbi rrëzimin apo identitetin e përgjegjësve të tjerë.