Një prej smartfonëve të shumëpërfolur të Samsung në 2020-ën do të rikthehet këtë vit

Smartfoni do të ngjajë thuajse njëlloj si seria Galaxy S21 por me një dizajn më tradicional.
Nisur nga përgjigja dhe kërkesa e fortë që mori versioni i parë i flagshipit buxhetor Galaxy S20 FE, të gjithë presin që Samsung ta pasojë me një pasardhës.

Tashmë fotot e para poster të smartfonit janë publikuar online dhe që besohet se i përkasin Galaxy S21 FE. Smartfoni do të ngjajë thuajse njëlloj si seria Galaxy S21 por me një dizajn më tradicional.

Ekrani i S21 FE do të jetë 6.4-inç, paksa më i vogël sesa S20 FE me tre kamera të pasme edhe një kamër selfie “hole-punch.” Ky raport i publikuar sot nuk përmban informacione rreth specifikave por pritet të ketë teknologjinë më të fundi 120Hz të ekranit dhe procesorin flagship Exynos ose Snapragon.